VIDEO/ Nga kryeministria te “Komuna e Parisit”, mijëra qytetarë marshojnë nëpër Tiranë: Ju erdhi fundi! Rama jepe dorëheqjen!

Jun 18, 2026 | 22:13

Pas disa orësh qëndrimi dhe fjalimesh në protestën e 19-të për dorëheqjen e Edi Ramës para zyrës së tij, mijëra protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur revoltën nga qendra e kryeqytetit drejt zonave të tjera.

Turma e qytetarëve ka vijuar lëvizjen me thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi ka mbërritur në zonën e “Komunës së Parisit”.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe thirrje të tjera janë dëgjuar nga protestuesit gjatë parakalimit në rrugët e kryeqytetit.

Screenshot 2026-06-18 220933

Qytetarët kanë vijuar marshimin të shoqëruar edhe me thirjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

 

© Panorama.al

Te lidhura