VIDEO/ Përfundon protesta e 19-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin nëpër rrugët e Tiranës! Thirrja për kryeministrin: Rama jepe dorëheqjen! Nuk ka bisedime!

Jun 18, 2026 | 23:34

Ka përfunduar edhe protesta e 19-të qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta nisi ndryshe nga ditët e tjera, pasi mijëra qytetarë të mbledhur në sheshin “Skënderbej” vendosën të marshojnë fillimisht drejt godinës së Parlamentit, ku u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike, teksa zhvillohej seanca plenare.

Më pas ata marshuan drejt kryeministrisë, ku siç është bërë tashmë traditë, protestuesit mbajtën fjalime, duke përsëritur kërkesën kryesore të protestës: “Rama jep dorëheqjen”.

Screenshot 2026-06-18 220933

Pas fjalimeve, turma nisi marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke kaluar në disa zona të kryeqytetit dhe duke zhvendosur protestën edhe në lagje të tjera, si zona e Vasil Shantos, zona e Komunës së Parisit, ish-blloku, dhe më pas u rikthyen në qendër të Tiranës.

“Ju erdhi fundi!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin thirrjet më të shpeshta të tyre, teksa marshonin. Po ashtu, mijëra qytetarë kanë brohoritur njëzëri edhe thirrjen: “Nuk ka bisedime!”, duke përsëritur se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar dhe se nuk pranojnë dialog pa dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë gjithë parakalimit nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, këngët patriotike dhe mesazhet për bashkim. Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të rikthehen sërish nesër në orën 19:00.

Screenshot 2026-06-18 230441 Screenshot 2026-06-18 225543 Screenshot 2026-06-18 225208\

protesta e 19 sheshi (9) protesta e 19 sheshi (8)

© Panorama.al

Te lidhura