“Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat!”- Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, reagon sërish Bardhi: U bë për të penguar drejtësinë!

Dec 19, 2025 | 18:59

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke u shprehur se u bë vetëm për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar drejtësinë.

bardhi balluku

Sipas Bardhit, qëndrimi i Partisë Demokratike në këtë mbledhje ka qenë i qartë dhe se mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun, ku secili deputet të japë llogari për qëndrimin e tij.

Gjithashtu ai thekson se PD ka kërkuar që deputetët dhe e pandehura duhet të kenë vetëm 3 ditë kohë për njohjen e provave, të cilat u dhanë vetëm sot, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga Prokurorisë së Posaçme, e cila ka konfirmuar se janë të nevojshme 3-5 ditë.

Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendosi të zvarrisë çështjen, duke e mbyllur mbledhjen pa caktuar një datë të re, duke e cilësuar këtë si pengim të drejtësisë.

Ai shtoi se Prokuroria ka konfirmuar se e pandehura Belinda Balluku po prish prova dhe po intimidon dëshmitarët.

“Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat, duke intimiduar dëshmitarët. Është çështje e ngutshme miratimi i autorizimit nga ana e Kuvendit”, deklaron Bardhi.

Gazment Bardhi:

Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve për rastin “Balluku-Rama” u bë për të fshehur të vërtetën, për të fshehur pengimin e drejtësisë që po bën Edi Rama dhe për të prodhuar lajme të rreme.

Qëndrimi i PD në mbledhje ka qenë i qartë:

  1. Mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun, ku secili deputet të jap llogari për qëndrimin e tij.
  2. Mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK dhe miratimi sa më parë i autorizimit.
  3. Deputetët dhe e pandehura të kenë vetëm 3 ditë kohë për njohjen e provave, të cilat na u dhanë vetëm sot. 3-5 ditë kohë kërkoi edhe Prokuroria e Posaçme.
  4. Mbledhja e ardhshme e Këshillit të bëhet të hënën, datë 22 Dhjetor 2025, ku Këshilli të rekomandojë dhënien e autorizimit për arrestim.

Edi Rama vendosi që të zvarrisë çështjen, duke e mbyllur mbledhjen pa caktuar një datë të mbledhjes së ardhshme. Kjo përbën PENGIM TË DREJTËSISË. Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat, duke intimiduar dëshmitarët. Është çështje e ngutshme miratimi i autorizimit nga ana e Kuvendit.

Anëtarët e opozitës do të kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në fillimin e javës së ardhshme, për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për autorizim të Prokurorisë së Posaçme.

© Panorama.al

Te lidhura