Princi Leka, për herë të parë në një spektakël

Apr 16, 2011 | 14:56

Ka marrë për herë të parë pjesë në një spektakël, duke na dhuruar një moment shumë emocional. Princi Leka na ka kthyer disa dekada mbrapa, teksa ka kërcyer së bashku me të fejuarën e tij, Elian, një vals njësoj siç bënte gjyshi i tij në Pallatin Mbretëror, rreth 80 vite më parë. Organizatorët tregojnë se Elia dhe princi Leka nuk kanë bërë shumë prova, ata ishin shumë të emocionuar për këtë dalje të tyre në skenë, por siç e pamë të gjithë, ia dolën për mrekulli.

© Panorama.al

Te lidhura