Princi i Bahreinit refuzon ftesën e William dhe Kate

Apr 25, 2011 | 17:21

LONDËR- Princi i Bahreinit, Hamad Al-Khalifa ka refuzuar ftesën e familjes mbretërore për të marrë pjesë në ceremoninë martesore të princit William dhe Kate Middleton, e planifikuar të mbahet më 29 prill në Londër.

Lajmi u raportua nga faqja online e rrjetetit satelitor britanik Sky News. Ftesa e princit të Bahreinit krijoi shumë polemika ndër të ftuarit e tjerë dhe në opinionin publik britanik, duke patur parasysh trajtimin brutal të qeverisë së Bahreinit kundër demonstruesve pro-demokracisë.

© Panorama.al

Te lidhura