Një tjetër shenjë besimi te Çabi Alonso vjen nga dikush që e njeh mjedisin e Real Madridit. Në një intervistë me AS, Lukas Vaskez shprehu mbështetjen e tij të plotë për trajnerin duke u përqendruar në vështirësitë e pashmangshme dhe pritjet e larta që shoqërojnë këdo që ulet në stolin e “Los Blancos”.
Kur u pyet për thashethemet dhe kritikat paraprake që tashmë rrethojnë Alonson, Vaskez u përgjigj me ironi: “Ndodh gjatë gjithë kohës, sigurisht që nuk është asgjë e re.”
Një referencë e qartë për presionin e vazhdueshëm që karakterizon Real Madridin, ku edhe një pengesë e vetme mund të nxisë dyshime dhe diskutime rreth të ardhmes së trajnerit. Pavarësisht kësaj situate sfiduese, anësori spanjoll aaktualisht te Bajer Leverkusen nuk ka dyshime për aftësitë e Çabi Alonsos.
“Jam i bindur se ai mund ta bëjë. Mendoj se do të ketë një sezon të shkëlqyer dhe do të bëjë një punë të shkëlqyer te Real Madridi.”
Këto fjalë nënvizojnë respektin e tij personal dhe profesional për një trajner i cili, megjithëse i ri, ka ndërtuar tashmë një reputacion të fortë.
Vaskez më pas kujtoi paraqitjen e Alonsos te Leverkusen, ku ai i solli identitet, qëndrueshmëri dhe rezultate ekipit gjerman: “Ai e meritonte këtë mundësi. Ai e provoi veten si një trajner i shkëlqyer në Gjermani dhe jam i sigurt se do të jetë në gjendje ta provojë këtë edhe në Madrid.”
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












