Prefekti padit Ramën: Punësime në kundërshtim me ligjin

Apr 29, 2011 | 16:05

TIRANË- Prefekti i qarkut të Tiranës, Kletis Kruja ka dorëzuar sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Kallëzimi është bërë për përfitime të padrejta, shpërdorim detyre dhe punësim të perosnave duke anashkaluar ligjin.

Në padinë e dorëzuar theksohet se Rama ka punësuar 9 persona duke anashkaluar ligjin dhe hapësirat përkatëse për to. Sipas tij, komisioni përzgjedhës për marrjen në punë të punëtorëve, nuk ka patur përfaqësues të Prefektit të Qarkut dhe as përfaqësues të Policisë së Shtetit të cilët janë bazë për testimin e punonjësve të rinj.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka pasur përfitime të drejtpërdrejta, duke qenë se ka përdorur policë bashkiakë në tubime elektorale, në kundërshtim me ligjet që rregulllojnë punën e Policisë Bashkiake”, thuhet në padinë e dorëzuar sot.

© Panorama.al

Te lidhura