Poloni, paditen 13 lojtarë për trukim

Apr 12, 2011 | 10:58

Ka dalë në skenë korrupsioni dhe trukimi i ndeshjes në kampionatin polonez në 2005-2006. 13 lojtarë të skuadrave Zagleibie dhe Krakovia janë paditur në gjykatë për trukim të një përballjeje midis tyre në vitin 2006 kur përfunduan 2-2 (1-1). Agjencia Telegrafike e Polonisë, duke iu referuar gjykatës në Breslavë, bën me dije se ata kanë marr pjesë në manipulimin e kësaj ndeshjeje. Lojtarët e Zaglebias kanë manipuluar kundërshtarët e tyre me 25 mijë euro, pasi me atë pikë siguruan pjesëmarrjen në ish-Kupën UEFA. Mes të akuzuarve ndodhen dhe lojtarë aktual të Kombëtares polake.

© Panorama.al

Te lidhura