POGRADEC- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, për bashkinë e Pogradecit, Luan Topçiu. Gjate takimit te zhvilluar kete paradite ne Pogradec, Meta duke kerkuar mbeshtetej dhe voten e banoreve per kandidatin demokrat, ka garantuar se ai eshte zgjedhja me e mire per t’i dhene fund problemeve te qytetit dhe qytetareve.
Sipas Metes, Luan Topçiu është kandidati i denjë për Pogradecin i cili parti të vetme ka qytetin.
“Në këto zgjedhje është e vështirë që të gjesh një figurë si Luan Topçiu që partinë e vetme ka Pogradecin prandaj edhe sollogani i tij “gjithçka për Pogradecin” tregon pasionin e tij për të dhënë kontributin në zhvillim të qytetit” tha Meta.
Meta ka akuzuar drejtimin dhe qeverisjen qe i eshte bere Pogradecit, duke theksuar se vete qytetaret jane dëshmitarë që fondet e bashkisë janë shpërdoruar duke qepur dhe shqepur rrugët e këtij qyteti.
“Pogradeci ka nevojë për një vizion të ri, dhe unë jam i bindur që intelektualët e qytetit që janë të shumtë, të cilët kanë qenë të mënjanuar dhe të papërfillur nga kryetari aktual do të jenë bashkëpunëtorët më të mirë të Luan Topçiut” 0 tha me tej ai, duke garantuar te pranishmit se Topçiu nuk e kërkon bashkinë e Pogradecit për ta përdorur për qëllime politike. Perballe Topciut ne gare per bashkine eshte kryetari aktual, socialisti Artan Shkembi.
© Panorama.al











