Përplaset makina, 1 viktimë, tre të plagosur

Apr 9, 2011 | 9:16

TIRANË- Ka nisur me aksident automobilistik mëngjesi i sotëm. Një automjet është përplasur me një kamion dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afersi te Saukut.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për aksidentin, për të zbuluar shkaqet e tij. Viktima, që ndërroi jetë fill pas përplasjes, sipas policisë është nje i ri me inicialet Xh.C . Ndërkohë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

© Panorama.al

Te lidhura