TIRANE- Menaxhimi i ujerave dhe hartimi i planeve dhe masave per evitimin e permbytjeve mbeten nje sfide per qeverine shqiptare. Keshtu eshte shprehur sot ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjate nje seminariku kane qene te pranishem homologet e rajonit, ministrat e Malit të zi, Maqedonisë dhe Kosovës.
“Kemi padyshim nevojën për një plan afatmesëm dhe një ndërhyrje afatgjate për parandalimin e përmbytjeve” tha Mediu gjate fjales se mbajtur, duke theksuar se per kete duhet të dëgjohen më shumë zërat e specialistëve në mënyrë që studimet të kthehen në projekte konkrete.
Mediu iu referua përmbytjeve të vitit 2010 në Shkodër, ne te cilat sipas tij u perfshone nga uji 15 mije hektare toke dhe u shkaktuan deme te konsiderueshme. Pikerisht per kete, Mediu nenvizoi se duhen marrë masa afatgjata menaxhuese dhe inxhinierike për të parandaluar këto fenomene.
Mediu ka bere apel per konceptimin e sakte te ndërhyrjeve te emergjencës në bashkëpunim me vendet partnere, plan afatmesëm të investimeve dhe zgjidhje afatgjatë që fenomenet e përmbytjeve të shmangen totalisht.
© Panorama.al











