Pensionet, emrat e 115 ushtarakëve

Apr 25, 2011 | 11:13

Dhënia e së drejtës për plotësimin e dokumenteve nga komandot, repartet dhe njësitë që varen nga Ministria e Mbrojtjes, duket se më në fund ka hequr barrierat burokratike për ish-ushtarakët që të marrin përfitimet suplementare.Këtë e konfirmojnë zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë pohuar se, pas vendimit të miratuar nga qeveria, kanë nisur të plotësohen shumica e dokumenteve për ish-ushtarakët që kanë dalë në pension, në rezervë apo në lirim, nga njësitë ku ata kanë punuar. Ndërkaq, shtimin e dokumenteve të plotësuara e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Agron Ahmetaj, i cili ka deklaruar dje për “Panorama”, se me nisjen e kësaj jave ka nisur të ndihet efekti i vendimit të fundit, ku mjaft ish-ushtarakë janë paraqitur në drejtoritë rajonale me dokumentacionin e kërkuar për përfitim. Gazeta boton emrat e 115 ushtarakëve që i është lidhur pensioni. Të ndarë sipas qendrave ku do marrin paratë dhe llojet e përfitimit.
Një vendim i qeverisë duket se i ka shmangur pengesat e deritanishme të plotësimit të dokumentacionit. A ka sjellë kjo një ndryshim edhe tek përfituesit?
Po, është e vërtetë se vendimi tashmë i jep të drejtën komandave, reparteve dhe njësive që varen nga Ministria e Mbrojtjes që të përpilohet dokumentacioni i nevojshëm për çdo përfitues, gjë që më përpara bëhej vetëm nga zyrat qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, çka duket se solli edhe zgjatjen e kohës për plotësimin e dokumentacionit të duhur.
A është e përgatitur ISSH për dyndjen që pritet pas këtij “decentralizimi” që i është bërë plotësimit të dokumentacionit?
ISSH nëpërmjet drejtorive rajonale është e përgatitur për të pritur këtë dyndje të dokumentacionit, si për rillogaritjen e përfituesve në mbështetje të nenit 29 të ligjit 10142, dt. 15.05.2009, ashtu edhe për përfituesit e rinj që janë ish- ushtarakët që kanë dalë në lirim apo në rezervë përpara qershorit të vitit 1991, të cilët përfitojnë pension suplementar pleqërie si ish-ushtarakë.
Aktualisht, nga cili dikaster janë plotësuar më shumë dokumentacione?
Deri më tani, SHISH, Garda e Republikës dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit kanë paraqitur më tepër dokumente, ndërkohë që këtë javë kanë nisur edhe nga Ministria e Mbrojtjes. ISSH ka vijuar konsultimet me të gjitha dikasteret nga ku kanë dalë në lirim ish-ushtarakët apo ish-policët, ndërkohë që për çdo person të cilit i janë plotësuar këto dokumente, ka vijuar përllogaritja brenda 48 orëve, që nga momenti i mbërritjes në drejtoritë rajonale.

 

Per te pare artikullin e plote bashke me tabelat atehere klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura