Pato, një muaj pa seks për titullin

Apr 15, 2011 | 11:41

Tashmë nuk është më një sekret që sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato, dhe vajza e presidentit të kuqezinjve, Barbara Berluskoni, kanë nisur prej një muaji të frekuentohen. Por, duke parë formën e mirë që po gëzon braziliani, i shtyrë edhe nga tifozët e Milanit, Pato është gati të bëjë një sakrificë të madhe për Milanin. Sipas “Corriere dello Sport”, ai i ka kërkuar Barbaras që të shmangë për një muaj marrëdhëniet seksuale, mes tyre, duke ditur që këto nuk ndihmojnë në formën sportive. Titulli është trofeu që të gjithë dëshirojnë në Milano, ndaj Pato duhet të heqë dorë nga kënaqësitë e marrëdhënies intime, për të mbajtur të njëjtin rendiment loje.

© Panorama.al

Te lidhura