Pasuritë, emrat e 188 zyrtarëve që do të hetohen

Apr 21, 2011 | 10:14

Hetim për 188 zyrtarë, nga gjithsej 4692 që kanë deklaruar pasurinë. Mes tyre janë 7 deputetë, 3 ambasadorë, 44 tatimorë e doganierë, 22 gjyqtarë, 14 prokurorë dhe mbi 20 kryetarë komunash.Vendimi për kontrollin e plotë për deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave u realizua dje përmes shortit pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), ndërsa ndodhej aty edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Vollfarth. Madje, ishte vetë ai që klikoi i pari në tabelën elektronike me germa dhe numra, ku pas çdo kombinimi të tyre fshihej një zyrtar. Ambasadori zbuloi kështu emrin e parë të cilit do t’i hetohet pasuria e deklaruar, që rezultoi drejtori i Shërbimit të Komisionit Parlamentar, Preng Marku. Më pas kanë qenë qytetarë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile që vijuan këtë procedurë, ku pas seleksionimit ranë në sy 3 deputetë nga PD-ja: Edi Paloka, Luan Skuqi, Aldo Bumçi dhe 4 nga PS-ja: Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Tom Doshi, Gjokë Jaku. Ky i fundit ka dorëzuar mandatin, pasi kandidon për të majtën në Bashkinë Lezhë, por pasuria e tij është deklaruar si deputet. Në “sitën” e ILDKP-së do të kalojë gjithashtu edhe zv.ministri i Financave, Nezir Haldeda, si dhe dy kryetarë të majtë të njësive bashkiake të Tiranës që rikandidojnë: Lindita Nikolla (Nr.1) dhe Vaid Kalaja (Nr.4). Lista e hetimit përfshin edhe 3 emra ambasadorësh, si: Besnik Konçi në Kanada, Islam Lauka në Kosovë dhe Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë. Zyrtarë të tjerë që ranë në sy ishin: Dëshira Subashi, anëtare e KQZ-së, Gjergj Bojaxhi ish-drejtor i Inspektoratit të Ndërtimeve dhe KESH-it, Bujar Nepravishta, ish-kreu i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Beci, drejtor i RTVSH-së etj. Rastësia e përzgjedhjes ka përfshirë edhe Shemsi Prençin, komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe 3 shefa komisariatesh: Agim Harizi në Kuçovë, Ilir Gjoçi në Elbasan dhe Naim Osmanaj në Shkodër. Ky aktivitet, i cili konsiderohet se shënon nivelin më të lartë të transparencës prej institucioneve investiguese në Shqipëri, u realizua në bashkëpunim me OSBE-në. Me këtë rast, inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla, u shpreh se “ILDKP do të bëjë publike rezultatet e procesit të dorëzimit dhe administrimit të deklaratave të pasurive nga zyrtarët subjekte deklarues, masat që do të merren ndaj atyre zyrtarëve që nuk kanë respektuar afatet ligjore, si dhe do të nisë publikimin e deklarimeve bazuar në kërkesat e të gjithë të interesuarve”. Ndërsa ambasadori Eugen Vollfarth vlerësoi në fjalën e tij bashkëpunimin me ILDKP-në, por theksoi rëndësinë e transparencës dhe koordinimit me publikun për arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Ai kaloi më pas në një deklarim për garën elektorale të 8 majit, duke theksuar se “zgjedhjet mundësojnë që votuesit të ngrihen kundër korrupsionit, duke treguar zero tolerancë”. Ambasadori i ftoi qytetarët në të gjithë vendin që të heqin dorë nga tradita shqiptare e pasjes së një besnikërie të verbër ndaj partive. “Në vend të kësaj, përdorni 8 majin si një mundësi për të hedhur votën tuaj për kandidatët lokalë, që të demonstrojnë një angazhim të fortë  të transparencës dhe të parimeve të tjera të qeverisjes së mirë”, u shpreh Vollfarth.

Platforma

EMRI    MBIEMRI    INSTITUCIONI

Artur     Metani    Presidenca
Edi     Paloka    Kuvendi i Shqipërisë
Luan     Skuqi    Kuvendi i Shqipërisë
Muhamet     Bela    Kuvendi i Shqipërisë
Qazim    Tepshi    Ministria e Punëve të Jashtme
Spiro    Haxhi    D.P. Doganave
Anila     Murataj    D.P. Përmbarimit (MD)
Hysen    Qojle    D.P. Përmbarimit (MD)
Lavdim    Llalla    D.P. Përmbarimit (MD)
Pal    Zogu    D.P. Përmbarimit (MD)
Qani    Shema     D.P. Përmbarimit (MD)
Shpëtim    Allamani    D.P. Përmbarimit (MD)
Kudret    Çelaj    Ministria e Mbrojtjes
Xhevdet     Zeneli    Ministria e Mbrojtjes
Elida     Erebara    Ministria e Punës
Ilda    Dega    Ministria e Punëve të Jashtme
Ilir     Boçka    Ministria e Punëve të Jashtme
Qemal    Minxhozi    Kuvendi i Shqipërisë
Vladimir     Pulaj    Ministria e Punëve të Jashtme
Roland    Olli     Ministria e Turizmit
Zamir    Poda     Gjykata Apelit
Nertina     Kosova     Gjykata Krimeve të Rënda
Bujar     Krasniqi     Gjykata Rrethit
Enkela     Bajo    Gjykata Rrethit
Dritan    Seçi    Gjykata Rrethit
Izet    Dushaj    Gjykata Apelit
Zamira    Vyshkaj    Gjykata Rrethit
Adriatik    Bocaj    Gjykata Rrethit
Jak    Ndoka     Gjykata Rrethit
Ibrahim    Hoxha    Gjykata Rrethit
Margarita     Buhali    Gjykata Rrethit
Dritan    Banushi    Gjykata Apelit
Luan    Lusha    Gjykata Rrethit
Besnik    Ymeraj    Gjykata e Lartë
Eneida     Civici    Gjykata Rrethit
Sokol    Ngresi    Gjykata Apelit
Naim    Tota    Prokuroria e Rrethit
Hektor    Mushi    Prokuroria e Rrethit
Rushit    Hamzallari Prokuroria e Rrethit
Ermonela     Felaj    Kuvendi i Shqipërisë
Skënder    Mestani    Prokuroria e Rrethit
Bujar    Hoxha     Prokuroria e Rrethit
Mustafa    Turku    Prokuroria e Rrethit
Rabiana    Halili    Prokuroria e Rrethit
Hysni    Mulaj     Prokuroria e Rrethit
Adnan    Xholi    Prokuroria Krimeve të Rënda
Donika    Prenga     Prokuroria e Rrethit
Brizida     Gjikondi    Avokati i Popullit
Pirro    Samara    Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Gëzim    Nexhipi    D.P. Doganave
Shpëtim    Muçollari    D.P. Policisë së Shtetit
Kristaq    Gjurgjaj    Kontrolli i Lartë i Shtetit
Thanas    Mato    D.P. Tatimeve
Vera    Deda    D.P. Tatimeve
Dëshira     Subashi    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Azem    Shateri    Qarku Fier
Neki    Arapi    Qarku Fier
Fredi    Xhemo    Qarku Korçë
Nderim    Kreka     Qarku Korçë
Gëzim    Keqi    Qarku Durrës
Ramiz    Oboni    Qarku Berat
Fatbardha    Kapo    Qarku Vlorë
Ziso    Lluci    Qarku Vlorë
Vaid    Kalaja     Bashkia Tiranë
Neki    Mehmeti    Qarku Dibër
Lulzim    Aliaj    D.P. Përmbarimit (MD)
Mark    Kulla     Qarku Shkodër
Qamil    Xhurreta     Qarku Shkodër
Ded    Keraj    Qarku Lezhë
Gjokë    Jaku    Kuvendi i Shqipërisë
Neritan    Cena    Gjykata Rrethit
Elisabeta    Gjoni    Autoriteti Mbikqyres Financiar
Fatos    Çeta    Prokuroria e Rrethit
Adriano    Dyrmishi    Prokuroria e Rrethit
Eranda    Felaj    Prokuroria e Rrethit
Ndriçim    Troplini    Prokuroria e Rrethit
Agron    Skenderaga  Banka e Shqipërisë
Iglon    Peçi    Ministria e Punëve Publike
Engjell    Cara    Posta sh.a
Tom    Doshi    Kuvendi i Shqipërisë
Aldo    Bumçi    Kuvendi i Shqipërisë
Baftjar    Koldashi    D.P. Tatimeve
Gjergji    Bojaxhi    Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik
Luftar    Murrizi    D.P. Tatimeve
Dritan    Plaku    D.P. Tatimeve
Stefanaq    Koto    D.P. Tatimeve
Elida    Koçani    D.P. Tatimeve
Shkëlqim    Spahiu    Shërbimi Informativ Shtetëror
Maksim    Bodeci    D.P. Tatimeve
Sokol    Kule    D.P. Tatimeve
Arben    Mehmeti    D.P. Tatimeve
Mersin    Bushi    D.P. Tatimeve
Engjellush Veshi    D.P. Tatimeve
Artur    Doko    D.P. Tatimeve
Foto    Postoli    D.P. Tatimeve
Saimir    Shehri    Gjykata e Lartë
Shemsi    Prençi    D.P. Policisë së Shtetit
Anila    Shehu    Bashkia Tiranë
Servete    Berhani    D.P. Tatimeve
Gani    Jukaj    D.P. Tatimeve
Islam    Lauka    Ministria e Punëve të Jashtme
Eneida    Guria    Ministria e Ekonomise
Anila    Adhami    D.P. Doganave
Sokol    Pepaj    D.P. Doganave
Resmi    Fejzo    D.P. Doganave
Pjeter     Preçi    D.P. Doganave
Aneta    Llapi    D.P. Doganave
Ajet    Veshi    D.P. Doganave
Laureta    Sako    D.P. Tatimeve
Dhurim    Alinani    Qarku Vlorë
Nezir    Haldeda    Ministria e Financave
Riçard    Marku    Kuvendi i Shqipërisë
Julian    Ahmeti    D.P. Përmbarimit (MD)
Altin    Hoxha    D.P. Doganave
Besnik    Konçi    Ministria e Punëve të Jashtme
Bujar    Nepravishta Enti Rregullator i Energjisë
Ergys    Maçi    D.P. Tatimeve
Pranvera    Kastrati    Ministria e Ekonomise
Amoleza    Shaba    D.P. Tatimeve
Albert    Malaj    D.P. Tatimeve
Alfred    Bineri    D.P. Doganave
Ornela    Rrumbullaku  Prokuroria e Rrethit
Petrit    Beci    Radio Televizioni Shqiptar
Nevruz    Shehu    Drejt. Trajtimit të Studentave
Hajdar    Zaja    D.P. Tatimeve
Pëllumb     Emiri    D.P. Doganave
Ramadan    Likaj    Qarku Shkodër
Gjergj    Prenga    Qarku Lezhë
Aleksandër Lala    Qarku Lezhë
Ymer    Blloshmi    Qarku Elbasan
Ylli    Gjoni    D.P. Rrugëve (MPPTT)
Jonus    Gorezi    Qarku Berat
Fatmir    Demneri    Ministria e Brendshme
Lindita    Nikolla    Bashkia Tiranë
Elmi    Allmuça    Qarku Tiranë
Edmonda    Shkjezi    Ministria e Turizmit
Bujar    Skendo    Qarku Gjirokastër
Aleksandër Flloko    Presidenca
Agim    Harizi    D.P. Policisë së Shtetit
Ines    Nurja    Instituti i Statistikave (KM)
Zamir    Gruda    D.P. Doganave
Ilir    Gjoçi    D.P. Policisë së Shtetit
Eduart    Kaja    D.P. Doganave
Isa    Sakja    D.P. Doganave
Irida    Kacerja    Gjykata Rrethit
Armand    Sana    D.P. Tatimeve
Taulant    Kondi    D.P. Policisë së Shtetit
Admirand    Stafuka    D.P. Tatimeve
Ilir    Minina    D.P. Tatimeve
Luan    Çaku    D.P. Tatimeve
Edmond    Osmani     D.P. Tatimeve
Shpresa    Kola    D.P. Tatimeve
Anisa    Dervina    D.P. Tatimeve
Suzana    Jahollari    Ministria e Mbrojtjes
Sefedin    Muça    D.P. Tatimeve
Hyrije    Sina    D.P. Tatimeve
Resmi    Hibraj    Ministria e Financave
Elsa    Dhuli    Instituti i Statistikave (KM)
Sokol    Demiraj    D.P. Tatimeve
Donika    Dimareli    D.P. Tatimeve
Bujar    Hykaj    D.P. Tatimeve
Adriana    Hoxha    D.P. Tatimeve
Dorian    Muça    D.P. Policisë së Shtetit
Ralf    Gjoni    Ministria e Punëve të Jashtme
Albert    Murçaj    Prokuroria e Rrethit
Irfan    Balliu    D.P. Doganave
Bashkim    Shehu    Ministria e Turizmit
Thanas    Marko    Ministria e Punës
Vasil    Çyri    Ministria e Drejtësisë
Naim    Osmanaj    D.P. Policisë së Shtetit
Murat    Mehmeti    Ministria e Punës
Erjon    Jashari    KKRT
Fatmir    Gjana    Zyra e Rregjistrimit të Pasurive
Daniel    Shandro    Ministria e Punëve Publike
Manuela    Murthi    Ministria e Drejtësisë
Majlinda    Mino    D.P. Tatimeve
Fatmir    Nezaj    D.P. Tatimeve
Gazmor    Guri    D.P. Përmbarimit (MD)
Ergys    Dardha    D.P. Tatimeve
Andoneta    Fona    D.P. Tatimeve
Arbër    Çela    Gjykata Rrethit
Petri    Pihoni    D.P. Përmbarimit (MD)
Artur    Çanaku    D.P. Tatimeve
Arten    Hanku    Ministria e Punëve të Jashtme
Anilda    Aliaj    D.P. Tatimeve
Josif    Gjani    Këshilli i Ministrave
Lilika    Radovicka Ministria e Punëve Publike
Magdhalini Nasto    D.P. Tatimeve

 

ELISABETA ILNICA

© Panorama.al

Te lidhura