Pashkët, fluks emigrantësh në Kakavijë

Apr 22, 2011 | 9:37

Festa e Pashkeve qe kremtohet kete fundjave ka shtuar fluksin e emigranteve ne pikat doganore, qe lidhin vendin tone me Greqine. Radhe automjetesh dhe shume emigrante jane regjistruar ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije. Sipas te dhenave te fundit nga kjo pike doganore, rreth 3500 persona, emigrantë shqiptarë dhe 700 automjete kanë hyrë në 12 orët e fundit në vendin tone.

Sipas policise lokale emigrantet qe kthehen jane kryesisht ata qe vijne per te festuar Pashket me familjet e tyre.

Pala shqiptare ka vene ne dispozicion numer me te larte sportelesh me te cilat punon per te lehtesuar pritjet dhe shmangur radhet e gjata.

Fluks emigrantesh eshte shenuar edhe ne doganën e Kapshticës, ku makinat ne pritje kane formuar radhe te gjate.

© Panorama.al

Te lidhura