Pas takimit me Zelenskyn, Donald Trump zhvillon bisedë telefonike me Putinin! Shtëpia e Bardhë zbardh diskutimet

Dec 29, 2025 | 17:27

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar një tjetër bisedë telefonike.

maketa-trump-putin-phone

Konkretisht, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një diskutim pozitiv me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me situatën në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Trump dhe Putin do të zhvillojnë edhe një bisedë tjetër telefonike “shumë shpejt”, pas telefonatës së tyre të djeshme.

Thirrja erdhi një ditë pasi Trump u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago për të diskutuar luftën, megjithëse pas tre orësh bisedimesh, asnjëri prej tyre nuk njoftoi ndonjë përparim të madh.

© Panorama.al

Te lidhura