Paraplegjikët, një tjetër grevist dërgohet në spital

Apr 21, 2011 | 9:42

TIRANE- Nje tjeter paraplegjik eshte detyruar te lere greven e urise, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Adem Demushi, 51 vjecar u transportua ne spital ne oret e para te mengjesit, pasi gjendja e tij u perkeqesua ndjeshem. Ai vuante nga sëmundja e veshkave dhe ne kushtet e greves se urise, situata e tij u rëndua edhe më tepër.

Greva sot ka hyre ne diten e saj te 8-te, nderkohe qe grevistet jane shprehur te vendosur te mos dalin prej saj pa u plotesuar kushtet per te cilat jane ngujuar.

Ata jane shprehur te palekundur ne kerkesat etyre, madje te gatshem edhe te ‘flijohen’.  Diten e marte, dy gra janë dërguar për në spital, pasi kishin probleme me zemrën e tensionin si dhe kontraksione në gjymtyrë.

Pasi kanë marrë asistencën mjekësore, njëra prej tyre i është rikthyer grevës, ndërsa tjetra është ende në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndonëse ka lënë spitalin.

“Gjendja shëndetësore sa vjen dhe rëndohet, për arsye të tensionit, të kontraktimeve, të ritmit të zemrës. I bëj apel qeverisë që të marrë një vendim për ne. Kemi tre vjet që kërkojmë këto pika dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim, pra gënjejnë”, ka thene kryetarja e shoqatës, Mybere Prizreni.

Grevistet i kane bëre apel qeverisë  t’i shohë gjërat tona sa më shpejt që kjo grevë të mbyllet sa më parë.  Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10 200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30 000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “Për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.

© Panorama.al

Te lidhura