Paraplegjikët ndërpresin grevën e urisë

Apr 22, 2011 | 13:31

TIRANË-Para e tetraplegjikët e futur në grevë urie, këtu e 9 ditë më parë kanë vendosur ndërprerjen e saj dhe kanë lënë ambientet ku ishin ‘ngujuar’. Ata ndërprenë grevën në ditën e 9-të të saj, për shkaqe shëndetësore, ndërkohë që nuk morën përgjigje për asnjë nga kërkesat e tyre.

Duke lënë ambientet e grevës, ata u shprehën të zhgënjyer, pasi qeveria sipas tyre u dha shuplakën e radhës.

Ata thanë se prisnin një përgjigje pozitive, por edhe mbledhja e fundit e qeverisë nuk mori asgjë në konsideratë.

Nje dite me pare, Adem Demushi, grevisti 51 vjecar u transportua ne spital ne oret e para te mengjesit, pasi gjendja e tij u perkeqesua ndjeshem. Ai vuante nga sëmundja e veshkave dhe ne kushtet e greves se urise, situata e tij u rëndua edhe më tepër. Nderkohe qe me heret, ne spital jane derguar edhe te tjere greviste, pasi shendeti ua bente te pamundur qendrimin gjate ne greve.

Ata i kane bëre apel qeverisë  t’i shohë gjërat tona sa më shpejt që kjo grevë të mbyllet sa më parë.  Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10 200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30 000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “Për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.

© Panorama.al

Te lidhura