Pallati në pronë publike i biznesmenit Sino Llanaj, bllokohen 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje! Nis procedura për shembjen

Oct 11, 2025 | 15:11

Një pallat në ndërtim në një zon publike në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, do të shembet.

sino llanaj dhe pallati

IKMT dhe policia bllokuan sipërfaqen prej 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje.

Pallati, i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, raportohet se ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit. Ky i fundit është ndaluar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen.

Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të respektojnë rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se në të kundërt, do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë së Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura