Padia në Gjykatë, Leka Zogu kërkon pronësinë e Pallatit të Brigadave

Feb 5, 2013 | 9:07

Pasardhësi i familjes mbretërore: Mora dokumente nga Arkivi i Shtetit.

Pallati i Brigadave, Leka Zogu II kërkon pronësinë.

Tiranë, Gjykata vendos në afat kërkesën e princit për pronat.

Leka Zogu II, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën ligjore për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e dy pasurive të familjes së tij, një prej të cilave është Pallati i Brigadave. Me pretendimin se janë pronë e gjyshit të tij, Mbretit Zog, dhe se deri tani e ka pasur të pamundur ta kërkojë këtë të drejtë, Leka Zogu II i është drejtuar Gjykatës në janar 2013. Pak ditë më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e princ Lekës për rivendosje në afat të kërkesës së tij drejt Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për këto prona. Sipas vendimit të Gjykatës, pronat në fjalë janë dy pasuri të paluajtshme, të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave.
KERKESA
Në vendimin e shpallur më 25 janar nga gjyqtarja Blerona Hasa, thuhet se kërkuesi, princi Leka, nuk ka pasur mundësi të kërkonte më parë kthimin dhe kompensimin e pronës, pasi nuk zotëronte dokumentet e pronësisë. Sipas vendimit, këto dokumente trashëgimtari i vetëm i familjes mbretërore i ka “shtënë në dorë” vetëm pas datës 17 janar 2013. Referuar ligjit përkatës, ish-pronarët mund t’i drejtoheshin AKKP-së deri më datë 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date e drejta për të depozituar kërkesë mund të bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)

Faksimile e vendimit të Gjykatës për padinë e Leka Zogut II


© Panorama.al

Te lidhura