Mungojnë në Spitalin Onkologjik thuajse të gjithë citostatikët. Medi-kamentet që përdoren për trajtimin me kimioterapi të të sëmurëve me tumore, jo vetëm që janë jetike për ta por konsiderohen si barnat me të shtrenjta. Pacientët deklarojnë se kanë blerë vetë kurat e shtrenjta të cilat shkojnë deri në 2 mijë euro. Ndonëse është deklaruar rritja e fondeve për sigurimin e barnave citostatike, situate mbetet ende e rëndë, Njëkohësisht edhe pranë shërbimit të urologjisë ndërmjet medikamenteve të shumta mungojnë edhe holluesit e gjakut, të cilët duhen siguruar në mënyrë private nga pacienti. Me mungesa të theksuara të barnave përballen edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, e veçanërisht ata që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.











