OSBE: Jo verbëri ndaj partive. Votoni integritetin

Apr 20, 2011 | 10:36

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfath, duke vleresuar shume te rendesishme zgjedhjet per pushtetin vendor ka ftuar qytetaret te jene te vemendshem ndaj kandidateve dhe asaj qe ata ofrojne, duke lene menjane verberine politike dhe besnikerine ndaj partive. Ne fjalen e tij gjate hedhjes se shortit te ILDKP-se, per pasurine e zyrtareve te larte, ambasadori  i beri thirrje qytetareve te  “votojne integritetin”.

Ai vleresoi punen  e bere per luften ndaj korrupsionit, fenomen nga i cili vuajne shume vende. Sipas kreut te OSBE-se ne Tirane, ne luften e veshtire ndaj korrupsionit qeveria nuk mund te jete e vetme.

Zgjedhjet sipas tij janë një shans shumë i mirë ku qytetarët të tregojnë se korrupsionmi është një çështje pa parti.

“Vetë zgjedhësit kanë mundësi që në 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit. Inkurajoj qytetarët të largohen nga tradita e fortë e alenacave të verbra me partitë politike, thirrje qytetarëve që ta përdorin për kandidatin që tregojnë se kanë angazhim të fortë për transparencën”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura