ORIKUM- Nderkohe qe fushata elektorale e nisur vrullshem, keshillohet te jete qytetare dhe e qete, jo të pakta janë incidentet e shënuara. Incidenti i radhes eshte shenuar ne Orikum. Persona ende te paidentifikuar kanë dëmtuar zyrën elektorale të kandidatit të pavarur për bashkinë e Orikumit, Hasan Laba.
Vete kandidati ka konfirmuar lajmin per mediat, duke njoftuar se zyra eshte gjetur e demtuar mengjesin e sotem. Sipas tij, janë thyer xhamat e qendrës së shtabit elektoral dhe janë dëmtuar edhe posterat.
Pasi eshte njoftuar per ngjarjen, policia ka shkuar ne zyren e demtuar dhe po heton per zbulimin e autoreve.











