Operacioni i SPAK dhe policisë me 20 masa sigurie, një i arrestuar! Në kërkim Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi

Jun 12, 2026 | 9:44

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar këtë të premte një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, duke ekzekutuar 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

spak

Sipas të dhënave paraprake, hetimet lidhen me një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe në qarkullimin e shumave të konsiderueshme të parave me origjinë të paligjshme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar shtetasi me Orest Sota ndërsa në kërkim janë, Artur Shehu, Ilir Shtufi, Orges Birçaj dhe Edmond Jaupi.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit.

© Panorama.al

Te lidhura