Trafik droge dhe pastrim parash, gazetarja Lala zbardh detaje nga aksioni i SPAK dhe Policisë: Arrest në burg është firmosur për biznesmenin Ilir Shtufi, i favorizuar nga Balluku në tenderat e rrugëve

Jun 12, 2026 | 10:05

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK dhe policisë ku janë firmosur 20 masa sigurie për një grup kriminal, që akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash.

spak ilir shtufi
Ilir Shtufi

Mes personave me masë sigurie arrest me burg është edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i cili del edhe në dosjen e Belinda Ballukut, pasi është favorizuar në tenderat e rrugëve.

Një tjetër person me masë sigurie arrest në burg është edhe Artur Shehu, shqiptaro amerikani që është në kërkim dhe po hetohet edhe për tjetërsim pronash.

Ndërsa për biznesmenin Edmond Jaupaj është firmosur masa e arrestit në shtëpi.

“Arrest me burg për Artur Shehun, shqiptaro amerikanin që nuk është arrestuar, pasi jeton në SHBA. Është larguar para shumë vitesh për shkak të konflikteve që kishte me bandën e Zani Caushit. Ky person është duke u hetuar nga SPAK për një skemë masive të tjetërsimit të pronave.

Është firmosur masa e sigurisë arrest në burg për biznesmenin Ilir Shtufi, i cili del edhe në dosjen e ish zv kryeministres Belinda Balluku ku është favorizuar në tenderat e rrugëve, konkretisht në një tender të Unazës së Madhe.

Është firmosur masa arrest shtëpie për Edmond Jaupaj, nuk ka konfirmim nëse është arrestuar ose jo nga policia.

Është ekzekutuar masa e sigurise për biznesmenin Orest Sota, që është pyetur për skandalin e AKSHI-t. Është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar shtetasi Orges Birçaj, i cili dyshohet per pastrim parash”, tha ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala.

© Panorama.al

Te lidhura