Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë, arrestohet autori në flagrancë (EMRI)

Jun 12, 2026 | 9:54

Një pikë e këmbimit valutor është tentuar të vidhet në zonën e Shkozës në Tiranë.

policia

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin Klejdi Ymeri me një armë lodër, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Autori përdorues i lëndëve narkotike dhe sapo ka hyrë në pikën e këmbimit valutor i ka drejtuar pistoletën lodër punonjëses. Ajo ka aktivizuar menjëherë alarmin dhe autori është frikësuar dhe ka dalë për t’u larguar. Ymeri është arrestuar më pas nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura