Operacioni i SHBA kundër regjimit të Maduros, Balliu: Sinjal shprese! S’do ndalemi në përballjen me narkoshtetin

Jan 3, 2026 | 14:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas operacionit të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër regjimit të Nicolás Maduro në Venezuelë.

klevis balliu kuvend

Në një deklaratë, Balliu e cilësoi këtë veprim si një “sinjal të qartë shprese për të gjithë popujt që jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar”.

Ai theksoi se edhe regjimet më represive, të ndërtuara mbi korrupsion dhe dhunë, nuk janë të përjetshme dhe as të paprekshme.

Deputeti i PD-së paralelizoi situatën në Venezuelë me Shqipërinë, duke thënë se vendi ynë prej vitesh ndodhet nën presionin e një modeli qeverisjeje që ka simbiozë me krimin dhe ka shndërruar shtetin në instrument të interesave të paligjshme.

Reagimi  deputetit të PD, Klevis Balliu:

Operacioni i suksesshëm i Shteteve te Bashkuara të Amerikës kundër regjimit kriminal të Nicolás Maduro përbën një sinjal të qartë shprese për të gjithë popujt që sot jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Ky zhvillim dëshmon se edhe regjimet më represive, kur ndërtohen mbi korrupsion dhe dhunë, nuk janë të përjetshme dhe as të paprekshme.

Prej vitesh, edhe vendi ynë ndodhet nën presionin e një modeli qeverisjeje që ka simbiozë me krimin dhe ka shndërruar shtetin në instrument të interesave të paligjshme.

Ky operacion, i mbështetur nga administrata e Donald Trump në Venezuela, shërben si një burim i fortë frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, për të mos u ndalur në përballjen me narkoshtetin dhe autokratët që mbajnë peng fatin e kombeve të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura