Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë mes pozitës dhe opozitës shkaktuan diskutime të forta dhe akuza.
Debatet arritën kulmin për raportin e Reformës Territoriale.
Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me 3 muaj, por mazhoranca ishte kundër.
Pas tensioneve të forta, PD bllokoi foltoren dhe kaosi parlamentar çoi në pushim 5 minutësh. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të kalohej në votim direkt pa diskutime.
Prezent në sallë edhe kryeministri Edi Rama pas një mungese të gjatë. Kryeparlamentari Niko Peleshi e kaloi seancën direkt në votim dhe me 84 vota pro të mazhorancës kaloi raporti i ekspertëve i përgatitur nga bashkëkryetari i territoriales, Arbion Mazniku.
Opozita nuk mori pjesë në këtë votim, teksa debatet në sallë vijojnë.
PD nuk e lejoi Maznikun që ta lexonte raportin e ekspertëve për Territorialen dhe në këto rrethana menjëherë pas votimit u kalua sërish në një pushim.
© Panorama.al















