Aktivisti Edison Lika po denonconte live në News24 dhunën e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve kur u ndalua. Në momentin që ai fliste në News24, linja u shkëput.
Aktivisti deklaroi se policia kishte ushtruar dhunë të paprecedentë ndaj tyre, dhe se kishte patur sjellje të tillë që në nisje të protestës. Sipas tij, efektivët kanë dhunuar të moshuar, gra dhe fëmijë.
“Sot jemi përballur me një dhunë të paprecedentë të policisë. Çdo ditë kemi ardhur për të protestuar dhe kemi qenë të pajisur me vezë. Policia e shtetit sot ka qenë shumë e dhunshme që prej fillimit të protestës. Kanë hedhur spraj piperi, tre bote me ujë, kaë dhunuar pleq, gra e fëmijë në mënyrë të paprecedentë. Numri jonë në raport me policinë ka qenë disproporcional.”, tha ai para se të shkeputej linja dhe më pas të merrej me forcë.
© Panorama.al











