Protestuesit kanë mbledhur mbeturinat pas protestës të zhvilluar përpara godinës së Parlamentit, ndërsa përmes këtij veprimi përcollën edhe një mesazh të rëndësishëm.
Ata i vendosën qeset me mbeturina përpara kordonit policor, duke iu dhënë mesazhin efektivëve që të mos i mbrojnë më pushtetarët.
“Mos i mbroni plehrat”, ishte thirrja e qytetarëve pas këtij gjesti.
© Panorama.al
















