“Protestuesit s’janë terroristë, por kanë dalë për turpin e politikës tuaj” – Korreshi ironi me ministrin e Brendshëm: Po të ishte për të do të ‘arrestonte’ pulat që bëjnë vezë

Jul 23, 2026 | 14:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në lidhje me qëndrimin e tij për protestuesit përpara Parlamentit dhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj tyre.

korreshi

Në fjalën e tij në Kuvend, Korreshi tha me ironi se të ishte për Lamallarin do të ‘arrestonte’ të gjitha pulat që bëjnë vezë, të cilat i cilësoi si ‘armët kimike’ që po përdorin qytetarët ndaj politikanëve.

Më pas ai shtoi se protestuesit nuk janë ‘terroristë’ siç i kanë etiketuar, por kanë dalë në shesh për politikën e PS-së në 13 vite.

Unë kam qenë me dhjetëra ditë vetë dhe me familjen time në atë shesh dhe as jam dhe as nuk kam qenë kurrë me terroristë në shesh. Nëse ka ndonjë protestë më paqësore është kjo që po ndodh sot. Se po të jetë për Lamallarin dhe skuthlliqet e tij do të kishte arrestuar të gjithë pulat që të mos pillnin vezë sepse ato janë armët terroriste dhe kimike që po përdorin sot ‘terroristët’ aty jashtë. Atë duhet të bëjë shoku Lamallari se të merret me ata forca të policisë që ka 4 vjet që nuk iu blejnë uniforma se harxhuat nga 700 euro për një kapele.”, tha mes të tjerash ai.

© Panorama.al

Te lidhura