Protesta para Parlamentit dhe dhuna ndaj qytetarëve nga Policia, shkon në 11 numri i të shoqëruarve!

Jul 23, 2026 | 15:30

Policia e Shtetit dhe qeveria po hakmerren ndaj protestuesve paqësorë para Parlamentit.

E moshuara terhieqt zvarre (6)

Pas dhunës me ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës, ka ardhur edhe vala e dhunës së shoqërimit apo arrestimeve me forcë, duke i marrë zëvarrë qytetarët dhe dërguar nëpër qelitë e Komisariateve.

Policia e ka çuar në 11 numrin e personave të shoqëruar deri tani, teksa protesta para Kuvendit nuk ndalet.

Më herët u shoqërua teksa po denonconte live në Neës24 dhunën policore, aktivisti Edison Lika.

Ditën e sotme protestuesit goditën me vezë e domate deputetët dhe ministrat, së bashku me mjetet e tyre, teksa u përballën edhe me Policinë që ishte rrethuar me skafandra e shkopinj gome, duke rrethuar godinën e Parlamentit.

© Panorama.al

Te lidhura