Rikthehet Kuvendi, mazhoranca kalon direkt në votim të të gjithë projektligjeve të rendit të ditës! PD bllokon foltoren dhe i bie tavolinave

Jul 23, 2026 | 15:34

Rikthimi në seancën e Parlamentit pas kaosit dhe pushimit për shkak të bllokimit të foltores nga PD, mazhoranca kaloi direkt në votimet e projektligjeve të rendit të ditës, pa i kaluar ato në diskutime.

parlamenti

Ishte propozimi i hershëm i kreut të grupit të PS, Taulant Balla, që duke parë kaosin e krijuar në Kuvend dhe duke mos pranuar kërkesat e opozitës, kërkoi që të kalohej në votim të projektligjeve.

Votimi vijoi dhe me mbi 80 vota, të drejtuar nga kryeparlamentari Peleshi, deputetët e PS, ku prezent ishte edhe kryeministri Rama, i votuan të gjitha në tërësi dhe një për një.

Gjithashtu u miratuan me mbi 80 vota edhe disa amendamente të propozuar nga PS.

Ndërkohë që opozita, Partia Demokratike me deputetët e saj, nuk e lëshoi foltoren gjatë votimit dhe e ka shoqëruar me përplasje të tavolinave dhe duke akuzuar PS-në dhe kolegët e mazhorancës për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës.

© Panorama.al

Te lidhura