Asaj po i shijon shumë kjo ekperiencë. E ka thënë gjithmonë që kërcimin e ka pasion dhe duket qartë se gjithçka po e bën me shumë shpirt. Olta Gixhari ka qenë surpizë e vërtetë në mbrëmjen e së enjtës, teksa ka kombinuar shumë bukur kërcimin me aktrimin. Por edhe partneri i saj duket se po ia bën shumë më të lehtë këtë garë, sepse nga insertet të krijohet ideja se mes tyre ka një marrdhënie shumë të mirë, aq sa Janiero gjithë kohën e thërret Oltën amore.











