Objektet e ish-Qytetit të Nxënësve do të privatizohen

Apr 30, 2011 | 9:05

Të gjithë banorët e pastrehë që jetojnë në objektet e paprivatizuara të ish-Qytetit të Nxënësve, janë bërë pjesë e vendimit të fundit të qeverisë. Dje, kjo e fundit ka vendosur që Ministria e Arsimit të kalojë këto objekte në administrim të Ministrisë së Punëve Publike dhe banorëve që jetojnë aty t’u krijohet mundësia që t’i privatizojnë.  Në momentin që këto banesa i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave, është ky i fundit që do të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, sipas listave që disponohen nga qeveria. Zbatimi i këtij vendimi i ngarkohet një sërë institucioneve, duke filluar nga Ministria e Arsimit, ajo e Punëve Publike, ajo e Brendshme, Enti i Banesave si dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme.

© Panorama.al

Te lidhura