OBB, kontroll Doganave në Shqipëri

Apr 20, 2011 | 10:59

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të asistohet nga qershori i këtij viti me një grup pune nga Organizata Botërore e Doganave, për të hartuar një plan strategjik të këtij institucioni. Kjo u bë e ditur dje, gjatë një takimi të kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Flamur Gjymishka, me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Sipas njoftimit të DPD-së, kjo vizitë, e para në vendin tonë e një niveli kaq të lartë të Organizatës Botërore të Doganave, u zhvillua në kuadër të vlerësimit të punës së kryer nga autoritetet e Doganës shqiptare në lidhje me menaxhimin e integruar të kufijve.

© Panorama.al

Te lidhura