Obama konfirmon kandidaturën për 2012

Apr 5, 2011 | 11:17

Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi qëllimin për të marrë një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e 2012-s. Një video e publikuar në faqen personale të uebit të Presidentit amerikan e konfirmoi zyrtarisht këtë. Një nga pikat e suksesit në zgjedhjet e 2008-s për presidentin Barak Obama ishte fushata në internet. Nga radhët e republikanëve ka shumë kandidatë që shpresojnë të përballen me të. Mes tyre, deri tani, dëshirën e kanë shprehur publikisht Sarah Palin dhe Donald Tramp.

© Panorama.al

Te lidhura