“Nuk më ke parë në aksion” – Doli në dosjen e Epstein, bisedat e Lajçak me pedofilin e dënuar për vajzat: Pse nuk më fton mua në këto lojëra? E di që ndarja tregon kujdes…

Feb 2, 2026 | 12:13

Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, pas publikimit të disa mesazheve mes tij dhe pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, të përfshira në dosjen e publikuar ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Lajçak ka mbajtur më parë edhe postin e të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi.

epstein-lajcak-the-committee-on-oversight-and-accountability

Materialet e publikuara tregojnë për diskutime miqësore rreth “vajzave” midis Lajcak dhe Epstein. Emri “Miro”, siç e quante shpesh Epstein shkurt Lajçak, shfaqet në dosje mbi 700 herë. Në një bisedë të zhvilluar më tetor të vitit 2018, diplomati sllovak i shkruan nga Kievi, teksa i thotë se vajzat atje janë shumë të bukura. Ai ndodhej në Ukrainë  për një takim me ish presidentin Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

LEXO EDHE: I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico! Ish i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi (BISEDAT E PUBLIKUARA)

“Përshëndetje nga Kievi! Dua vetëm të konfirmoj se vajzat këtu janë po aq të bukura sa gjithmonë”, i ka shkruar Lajçak.

Në mesazhe të tjera, Lajçak i dërgoi Epsteinit një fotografi nga Moska, e censuruar, dhe Epstein i shkroi më pas se do të preferonte ‘një pamje nga brenda’. Lajçak i përgjigjet  duke thënë se ‘vajzat janë të jashtëzakonshme’, ndërsa Epstein vazhdon bisedën duke i përshkruar këto vajza si ‘eksporti më i mirë rus’.

LEXO EDHE: Miroslav Lajçak “përfshin” Milo Gjukanoviç në dosjen e Jeffrey Epstein, bisedat me pedofilin e dënuar: Po i gëzohet vizitës tonë! Reagon ish kryeministri dhe ish presidenti malazez

Lajcak: Vajzat janë të mrekullueshme!
Epstein: Duh. Janë eksporti i tyre më i mirë.
Epstein: Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat.
Lajcak: OK, do ta bëj.
Epstein: Pa shaka, motrat e tyre janë të dyja duke notuar në pishinë. Po më dhëmb koka.
Lajcak: Kjo nuk është e drejtë!
Epstein: Edhe pse janë të gjitha nën 30 vjeç. Kështu që, mbase shumë të reja për ty.
Epstein: Apo duhet të them nën 50…
Lajcak: Mos u bëj i lig.
Lajcak: Ti nuk më njeh mua në aksion.
Epstein: Tani do të shoh makthe.

Në një tjetër mesazh, Lajçak i shkruan Epsteinit se nuk kishte asnjë vajzë me vete në atë moment. Epstein i përgjigjet se ishte me dy vajza, dhe kjo gjë Lajçakut i duket ‘padrejtësi’. Në një moment Lajçak i thotë se pse nuk e fton në “lojërat” e tij dhe se “ndarja është kujdes”, duke iu referuar vajzave.

Lajcak: Unë nuk kam një vajzë pranë meje tani.
Epstein: Si diplomat që je… kjo thotë… ajo do të kthehet për një minutë. Ose është në anën tjetër të dhomës. Ose është një grua dhe jo vajzë. Ose sapo u largua. Ose janë dy.
Epstein: Po mësoj gjuhën tënde.
Lajcak: Jo!!! Vërtet nuk kam asnjë vajzë pranë meje tani. Shumë sy duke vëzhguar.
Lajcak: Një kundër të dyjave.
Epstein: Jetë e vështirë.
Lajcak: Do të doja të thosha “më vjen keq për ty” por nuk mundem. Pse nuk më fton për këto lojëra?
Lajcak: Unë do të merrja vajzën “MI”.
Epstein: Kush s’do e donte.
Epstein: Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv.
Epstein: Dhe motrat e tyre.
Epstein: Vajza tjetër ka NE. Pra e jotja dhe M_I_N_E (e imja).
Lajcak: Ajo që shoh unë është MIRO.
Lajcak: E di që ndarja është kujdes?

Në një email drejtuar Epstein në nëntor 2017, Lajcak i kërkon Epstein të ndihmojë një producente filmash që ta fusë filmin e saj në listën e ngushtë për çmimet Oscar të atij viti.

 

© Panorama.al

Te lidhura