“Nuk është e lehtë”- Hapja e të gjithë grupkapitujve, mesazhi i kryeministrit Rama: Mblodhëm frytet e para të punës

Nov 17, 2025 | 10:20

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skuadrën e negociatave me BE, që drejtohet nga Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.

edi rama skuadra e negociatave

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se sot u mblodhën frytet e punës së tyre, pasi u hapën të gjithë grupkapitujt.

Rama i falënderoi të gjithë për punën e tyre, që sic tha ai “nuk është e lehtë”.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea, dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt dhe dua t’i falënderoj me respekt dhe admirim të gjithë negociatorët dhe qindra të tjerët që nën drejtimin e tyre, e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel, dhe nuk është e lehtë.

© Panorama.al

Te lidhura