Suedia ka shkatërruar me shifrat e thella 5-1 Tunizinë në ndeshjen e tyre të parë në Botëror.
Iu nevojitën vetëm 7 minuta lojë për të kaluar në avantazh me Ajari ndërsa Isak dyfishoi shifrat në minutën e 30′. Por Tunizia nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencën para se të mbyllej pjesa e parë.
Ndërsa pjesa e dytë foli totalisht për Suedinë, ku shënuan Gyokeres, Svanvberg dhe Ajari realizoi dygolësh në të 96′.
Kështu suedezët marrin vendin e parë të grupit F me 3 pikë ndërsa në vend dytë pozicionohet Japonia dhe në të tretin Holanda për shkak të barazimit në ndeshjen e mbrëmshme.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












