Detaje nga vrasja me armë zjarri, viktima rreth 45 vjeç u gjet i pajetë brenda në një automjet

Jun 15, 2026 | 8:23

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë.

policia

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, në segmentin rrugor Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas brenda automjetit të tij.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Ai është konstatuar pa shenja jete në automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonte në momentin e ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

© Panorama.al

Te lidhura