Sot revolta e mijëra shqiptarëve për largimin e Ramës! Çfarë ndodhi në vitin 1990, propozimet e Ramiz Alisë për të shuar protestat e studentëve! Diskutimet sekrete

Jun 15, 2026 | 13:00

Teksa protestat masive të të rinjve për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 16-të, në mendje të vjen edhe protesta studentore e 1990 që solli përmbysjen e regjimit komunist.

ramiz alia protestat

Në kulmin e lëvizjes studentore që shënoi fundin e sistemit, Ramiz Alia paralajmëronte se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk do të sillte zgjidhje, por do të prodhonte reagim edhe më të madh.

Ndërkohë tre dekada më vonë, Shqipëria ndodhet përballë një situate të ngjashëm, por me një ndryshim. Sot protestuesit nuk kërkojnë dialog me qeverinë, por janë vendosur të qëndrojnë në sheshe deri në dorëzimin e kryeministrit Rama.

Çfarë deklaronte Ramiz Alia më 1990?

“Kam përshtypjen se nuk jemi ala në terezi se çfarë po ndodh. Unë mendoj se duhet të mbajmë të lidhur mundësinë e dialogut dhe të vazhdojmë dialogun me ta. Rruga tjetër do të ishte rruga e ndeshjes, ne të futemi, ti shpërndajmë me forcë. Edhe kjo bëhet, por aksioni do të sjellë reaksion. Ne do t’i shpërndajmë me forcë sot, nësër do të dalin dyfishi i atyre që u shpërndanë. Shtrohet çështja në një stat të tillë cfarë duhet bërë, të përdorësh armët me qëllim që të trembësh njerëzit? Mundet ta besh, nuk është e pamundur, por a na çon kjo në zgjidhje? Ka qarkulluar edhe një mendim tjetër që të mbyllet Universiteti. Car do bëjmë? E para a ikin këta njerëz nga Tirana, janë 3000 studentë vetëm tiranas. Ky reaksion nuk do të kalojë në rrethe të tjera?! 7 mijë veta të tjerë që do të shkojnë nëpër rrethe të tjera. Dmth a zgjidhim gjë? A duhet ta pranojmë kërkesën e tyre për krijimin e organizatës që është një hapje drejt pluralizimit partiak”, shprehej në atë kohë Ramiz Alia.

@erion.sherifi♬ audio originale – johnron13

Nëse në vitin 1990 kërkesa kryesore ishte pluralizmi politik dhe hapja demokratike e vendit, sot protestuesit artikulojnë pakënaqësi që lidhen me keqqeverisjen, korrupsionin dhe ekonominë.

Megjithatë, thelbi mbetet i njëjtë me atë të 1990, a mund të shuhet pakënaqësia qytetare me presione, qoftë edhe më moderne në kohët e sotme apo elita politike duhet të dëgjojë dhe zbatojë kërkesat e tyre?

Në fjalën e tij, Ramiz Alia pranonte se një protestë nuk zgjidhet duke shpërndarë turmën, por duke kuptuar arsyet që e nxjerrin atë në shesh.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, sot në vitin 2026 në vend që t’i dëgjojë protestuesit dhe kërkesat e tyre, ai ka zgjidhur t’i sulmojë ata, t’i fyejë dhe intimidojë me mënyrat nga më të ndryshmet.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura