Një nga liderët e PSG-së, fituesi i Championsit kthehet në një nga prioritetet e kampionëve të Premier Ligës

Dec 28, 2025 | 11:36

Liverpuli e ka kthyer Gonçalo Ramosin e PSG-së, një nga prioritetet e tyre në sulm për merkaton e dimrit me synimin për një huazim gjashtëmujor.

Screenshot_1

Sipas Caught Offside, të kuqve të cilëve u mungon Aleksandër Isak për disa javë për shkak të dëmtimi e shohin sulmuesin portugez si një lojtar të rëndësishëm për të zëvendësuar Hugo Ekitike.

Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Ramos, i cili nuk është pjesë e listës së lojtarëve që pritet të largohen këtë dimër. 24-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në një tjetër në 28 paraqitje në të gjitha garat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura