Neda zbukurohet kur bie në dashuri

Apr 16, 2011 | 15:09

Duket se Neda, e cila brenda shtëpisë së “Big Brother 4” u kujdes më shumë që të tregonte aftësitë e saj intelektuale, ka ndryshuar krejtësisht pamje këto kohë, pas përfundimit të këtij realit show. Pas rënies në dashuri me Ogrenin, ajo me sa duket përveçse ndihet e lumtur, kuron ndërkohë look-n e saj dhe kujdeset më tepër për veshjet. Ata janë fotografuar të dy në “Post Big Brother”, shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Ata patën shumë kundërshtarë brenda shtëpisë, pasi disa prej tyre vunë në diskutim sinqeritetin e lidhjes së tyre. Nga bashkëjetesa brenda shtëpisë, përveç Ogrenit, Neda arriti të mbetet shoqe me Alkenën nga Kosova dhe Klaudian nga Tirana. 20-vjeçarja nga Kavaja ishte një nga vajzat që kishte ambicie të vërtetë për ta fituar “Big Brother 4”. Në skedën e saj prezantuese për të hyrë në BB4, ajo kishte pohuar që merrte pjesë në lojë, për të parë veten se deri ku arrin të shkojë, ndërsa e shikonte këtë “reality show” si një lloj loje dhe sfidë mes brezash e mentalitetesh. Megjithatë, në spektaklin “Post Big Brother” ajo u konfliktuar me Almën, Ergysin, Ermelën e të tjerë, që vazhdonin të këmbëngulnin për falsitet në lidhjen e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura