Neda fiton dy shoqe nga BB4

Apr 10, 2011 | 10:40

Mund të thuhet se ishte një nga banorët që pati shumë kundërshtarë brenda shtëpisë, ndërkohë u pozicionua si vajza që do të luante me kartën e inteligjencës dhe filozofes. Më shumë kundër iu vunë banorët pas lidhjes me Ogrenin me komentet e shumta të tyre, duke e vënë në dyshim sinqeritetin e kësaj lidhjeje. Ndërkohë që Neda nuk arriti të ishte një finaliste ashtu si Ogreni, i dashuri i saj aktual. Të shtunën e kaluar, pas mbylljes së spektaklit në after party-n e organizuar në ambientet e shtëpisë, ku banorët bashkëjetuan për tre muaj, Neda u pa në shoqërinë e dy mikeshave të saj të vetme nga BB5, Alkenës nga Kosova dhe Klaudias nga Tirana. Dukej se 20-vjeçarja nga Kavaja ishte një nga vajzat që kishte ambicie të vërtetë për ta fituar “Big Brother 4”, gjë që u nuhat edhe nga Ermela. Në skedën e saj prezantuese për të hyrë në BB4, ajo kishte pohuar që merrte pjesë në lojë për të parë veten se deri ku arrin të shkojë, ndërsa e shikonte këtë “reality show” si një lloj loje dhe sfidë mes brezash e mentalitetesh.

© Panorama.al

Te lidhura