ncident me Fidel Yllin në Poliçan

Apr 18, 2011 | 12:31

POLIÇAN – Deputeti i PS-së, Fidel Ylli, ka kallëzuar në polici një incident që i ndodhi dje në Poliçan, menjëherë pas përmbylljes së aktivitetit elektoral në këtë qytet. Rreth orës 11:00, u zhvillua aktiviteti elektoral i “Aleanca për të Ardhmen”, në ambientet e mbyllura në vendin e ish-kinemasë në Poliçan. Në këtë aktivitet të organizuar me anëtarë dhe mbështetës të PS-së si dhe të aleatëve, veç kandidatit për kreun e Bashkisë, Adriatik Zotka, merrte pjesë edhe deputeti Fidel Ylli. Pas përfundimit të aktivitetit, në kohën kur Fidel Ylli së bashku me kandidatin Zotka po ngjisnin shkallët e godinës së Bashkisë, ka ndodhur një përplasje me simpatizantë të PD-së. Sipas kreut të Bashkisë, Adriatik Zotka, një grup simpatizantësh e ofenduan Fidel Yllin e madje pati edhe përplasje fizike midis tyre. Për këtë shkak, deputeti i është drejtuar policisë, duke bërë kallëzim ndaj personave. Policia mohoi se personat që e kanë ofenduar deputetin nga lokali që ndodhej ngjitur me bashkinë, të ishin konfrontuar edhe fizikisht me të. Sipas bluve, ngjarja është duke u hetuar.                                                                     d.xh

© Panorama.al

Te lidhura