Murinjo përgatit Realin “alla Inter”

Apr 26, 2011 | 11:32

Murinjo i ka fare të qarta idetë për atë çfarë do kërkojë në 180 minutat e dy “El Clasico”-ve më të rëndësishëm të këtij sezoni, prandaj i ka lënë futbollistët të pushojnë vetëm ditën e Pashkëve. Trajneri portugez do të synojë t’i eliminojë katalanasit nga gjysmëfinale, ashtu siç bëri sezonin e shkuar kur drejtonte stolin e kampionëve në fuqi, zikaltërve të Interit. Një vit më parë, Interi fitoi 3-1 në “San Siro” dhe humbi 1-0 në “Kamp Nou” në 180 minuta, ku futbollistët dhanë edhe shpirtin në fushë. Drejtuesit e klubit të Realit konfirmuan se Zhoze është duke e përgatitur sfidën e nesërme me të njëjtën filozofi, si ajo që luajti me zikaltrit.

© Panorama.al

Te lidhura