Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë dhe ndërprerjes së sinjalit të News24, duke kujtuar se në vitin 2003, kur drejtonte kete dikaster miratoi pa hezitim kërkesën e Focus Media Group për marrjen me qira të ambienteve ku sot ndodhet televizioni.
Malaj thekson se vendimi i atëhershëm, ashtu si dhe raste të ngjashme me projekte kulturore e mediatike, kishte për qëllim jo vetëm vënien në përdorim të pronave publike, por edhe lehtësimin e investimeve në kulturë dhe media.
Ai vlerëson se Focus Media Group ka qenë pjesë e historisë së tranzicionit të vështirë të vendit dhe se nuk ka përfituar asnjë tender publik, gjë që e ka bërë më të vështirë ringritjen pas çdo presioni qeveritar.
Reagimi i plote i Arben Malajt
Kur në vitin 2003, grupi mediatik i Carlo Bolinos më paraqiti kërkesën për marrjen me qira të këtyre ambienteve, pasi drejtoria përkatëse e gjente të ligjshme kërkesën, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kushtëzim, si ministër i Ekonomisë, miratova dhënien me qira afatgjatë.
Ky ishte rasti i dytë pas miratimit të kërkesës së regjizorit të talentuar, me profil të lartë nderkombetare e promovues të vendit tonë Kujtim Çashku, që paraqiti kërkesën për të marrë me qira ambientet ku sot vepron me sukses Akademia “Marubi”.
Në të dy rastet, ata kërkuan prona të shkatërruara dhe që për ne kishin kosto.
Të dy kishin projekte të dobishme sepse ishin në fushën e kulturës dhe medias.
Thelbi i vendim-marrjes nuk ishte thjesht futja në qarkullim e disa pronave publike, por edhe lehtësimi i investimeve në kulturë dhe media.
Investimet mediatike të Focus Media Group janë pjesë e historisë së një tranzicioni të vështirë.
Një nga avantazhet morale të Focus Media Group është që ata nuk kanë përfituar asnjë tender nga fondet publike, gjë që i bën më të vështira investimet e ringritjes pas çdo hakmarrje qeveritare dhe jo vetem ne kete rast.
Pavarësia editoriale dhe hapësira më liberale se çdo media tjetër për çdo zë publik brenda partive te tyre dhe kundër maxhorancave janë dy kolonat themelore që e bëjnë Focus Media Group efektivisht të pavarur.
Jam per respektimin e shtetit ligjore te barabarte per te gjithe.
Por jo disa medive pro qeveritare tju tolerohen abuzime te renda jo ligjore, ju sigurohen sponsorizime private dhe publike ne qindra milion euro direkte dhe indirekte
jo te krijohen te gjitha intereferencat qeveritare direkte dhe indirekte qe gazetaret e mediave pro qeveritare te kene pasuri nga burime minimalisht informale por disa prej tyre edhe nga burime kriminale, kjo sipas experiences së “SPAK”-ut kroat
Sponsorizimi direkt dhe indirekt i nderhyrjes qeveritare qe “gazetaret e palodhur”pro qeveritare ne cdo studio televizive te kene paga dhe bonuses edhe mbi 20 000 euro ne muaj, eshte deformim i qellimshem dhe jo ligjore I influences me mediat e pavarura ne menyrat deri dhe kriminale te varesise se tyre.
Ndersa gazetaret e mediave kritike te permballen me mbijetesen ne nje treg mediatik
jo te lire
dhe plotesisht te deformuar dhe te keq perdorur per mbijetese politike personale.
Mediat kritikeve sic ndodhi me Agon TV, ora News dhe Focus Media Grup, disa mbyllen dhe disa mbah nen presionin falimentues.
Favorizimi me cdo forme edhe jo ligjore i mediave pro qeveritare eshte arma “moderne” e vrasjes se mediave dhe gazetarevr kritike.
Edhe sikur të jenë kaluar të gjitha shkallët gjyqësore,
edhe sikur të ketë urdhër përmbarimi,
nuk besoj se kompania publik e armatimeve,
që fatkeqësisht ka jo pak risk për banorët e kësaj zone dhe
risk te larte të sigurisë kombëtare, pasi komplekset ushtarake të rrethuara nga komunitete banorësh,
në situata gjithnjë e më kërcënuese në Ballkan,
jane objekte te parapelqyer per tu sulmuar dhe krijuar panik dhe pasiguri,
do të fillojnë punen nga zyra e News24.
Fleksibiliteti për një zgjidhje graduale, me elementë të theksuar lehtësues ndaj medias, nuk është dobësi qeveritare,
por forcë morale për të respektuar rolin e rëndësishëm të medias në shoqëritë me demokraci hibride,
Të cilat duhet të ndihmohen për të mos rrëshqitur në autokraci — risk që vjen në rritje nga pushteti absolut.
Ka 100 opsione ligjore lehtësuese për mosmbylljen arbitrare të një media misionare në tranzicionin tonë.
A
© Panorama.al












