U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë turistja finlandeze në Vlorë

Jul 21, 2026 | 13:23

Një turiste 30-vjeçare nga Finlanda ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi u ndje keq gjatë një zhytjeje në zonën e Spitalieres.

spitali rajonal vlore

Sipas informacioneve paraprake, e reja ka pësuar komplikacione shëndetësore gjatë zhytjes dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

© Panorama.al

Te lidhura