“Mos bëj moral dhe hipokrizi për spitalet…”- Debat në Kuvend për 4.3 milionë eurot e Kanye West, ministri Blendi Gonxhe: Jennifer Lopez kërkon 2 milionë euro garanci për koncertin

Jul 21, 2026 | 13:16

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, është përballur me kritika nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku në qendër të debatit ishte financimi prej 4.3 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për koncertin e Kanye West.

Blendi gonxhe jenifer lopezGonxhja gjatë mbledhjes komentoi edhe diskutimet për një koncert të mundshëm të Jennifer Lopez në Shqipëri, duke bërë të ditur se qeveria nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga artistja.

Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Jennife Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar. “, tha ministri.

DISKUTIMET NE KOMISION

Ina Zhupa: Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat? Na sqaroni ku janë ato 100 milionë eurot që do të na vinin për turizmin? Ju paratë i keni dhënë, supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh z. Gonxhe, do ua kthejë Kanye West?

Blendi Gonxhja: Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Publiku nuk ka nevojë të dijë si funksionon mazhoranca dhe Partia Socialiste, nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe koncerti nuk do të ishte realizuar, atëherë do të hynim në pyetjen tuaj si do t’i merrnim lekët etj.

Ina Zhupa: Normal që eventi do të bëhej sepse për atë u kujdesët ju.

Blendi Gonxhja: Nëse s’do ketë mbështetje të parlamentin, këtë pyetje bëjeni mbrapa.

Ina Zhupa: Më shpjego pse e morët këtë vendim, pse është nevojë dhe pse urgjencë? Pse këto para të shqiptarëve që mund t’i kishit përdorur realisht për emergjencë?

Blendi Gonxhja: Ju e dini që unë i di problemet se jam deputeti më i votuar në listë të hapur, pa mendjemadhësi.

Ina Zhupa: Do të vinte zor që kërkon 4.3 milionë euro për një koncert, kur s’kemi avion për të fikur zjarret apo përdor dru për të ngrohur shkollat?

Blendi Gonxhja: Moral dhe hipokrizi për spitale e histori të tjera mos fillo se unë ua rrëzoj shumë kollaj.

Ina Zhupa: Juve ju ka rënë tërmeti në qeveri, se e keni krejt të korruptuar.

Blendi Gonxhja: Po kaluam në politikë, do të transformohem dhe do të kthehem në politikan.

Ina Zhupa: Koncerti vjen si një nismë e konsultuar me qeverinë shqiptare prej 1 viti, dhe në fillim të këtij viti është marrë një informacion që nëse do ishte e mundur nga turi i Kanye West, do të jepnim mbështetjen tonë. Në fillim viti ne i kemi shprehur mbështetjen tonë promotorit për organizimin e këtij eventi. Mendohej nga promotorët që shitja e biletave do të ishte e garantuar, dhe mbështetja jonë duhet të ishte për aspektet e tjera. Nuk kemi qenë në dijeni, nuk ishim të përgatitur për financim pjesor të këtij eventi.

Ina Zhupa: Kush ishte nevoja?

Blendi Gonxhja: Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata.

Ina Zhupa: Po pse pra?

Blendi Gonxhja: Ne nuk e kemi luksin të krahasohemi me tregjet e huaja ku është anuluar koncerti. Nuk jemi as Italia, as Mbretëria e Bashkuar apo Polonia.

© Panorama.al

Te lidhura